Last Updated on 28/08/2025 by adminfjala
Massimiliano Allegri sot deklaroi se mesfushori shqiptar Ardon Jashari nuk do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës, për shkak dëmtimi.
“U dëmtua pak gjatë seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm, sepse u përplas me Gimenez. Asgjë e rëndë, por do disa ditë kohë rikuperim”, tha tekniku i Milanit.
Allegri nuk dha shumë detaje, por nuk ishte i shqetësuar, sepse Jashari do të jetë 100% gati për ndeshjen tjetër.
“Jashari është lojtar i shkëlqyer. Fatkeqësisht, nuk do të jetë gati nesër, por do ta kemi në dispozicion për ndeshjet në vijim. Ai përshtatet me filozofinë tonë”, tha Allegri. m.p.
