Prezantuesja amerikane Megyn Kelly ka kritikuar ashpër aktoren Nicole Kidman për paraqitjen e saj në setin fotografik të fundit për revistën “Australian Vogue”.
Gjatë emisionit “The Megyn Kelly Show”, ajo komentoi veshjen e aktores, e cila shfaqej me një bluzë të zezë, xhinse dhe kapele Chanel, duke pretenduar gjithashtu se fotografitë ishin retushuar për ta bërë të dukej më e re, ndoshta edhe përmes inteligjencës artificiale.
“Pati akuza se ata përdorën inteligjencë artificiale për ta bërë atë të dukej më e re. Dhe të gjitha ndërsa ishin veshur si adoleshente. Ajo grua është 60 vjeçe. Nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare”, deklaroi Kelly, e cila kritikoi edhe pamjen e fytyrës së aktores në fotografi.
Ndërkohë, në intervistën për “Vogue”, Kidman foli për vështirësitë që ka hasur në Hollywood për shkak të gjatësisë së saj, duke treguar se shpesh i ishte thënë se ishte shumë e gjatë për të luajtur përkrah aktorëve kryesorë meshkuj.
‘Gjatësia ishte një pengesë për mua. Isha më e gjata në klasën time, më e gjatë se të gjithë djemtë. Edhe si aktore, më thoshin: ‘Je shumë e gjatë, sepse je më e gjatë se aktori kryesor’”, rrëfeu Kidman.
Kjo nuk është hera e parë që Kelly përfshihet në polemika. Në fund të tetorit, ajo u kritikua për komentet ndaj Christina Applegate, pasi pretendoi se aktorja po përdorte historinë e saj të diagnostikimit të gabuar me sklerozë të shumëfishtë për përfitime financiare.
Deklaratat u kundërshtuan edhe nga Janice Dean, ish-meteorologe e Fox News, e cila jeton prej më shumë se 20 vitesh me këtë sëmundje dhe i cilësoi komentet si mizore dhe të neveritshme./mxh
