Kendall Jenner festoi ditëlindjen e saj të 31-të dhe motra e saj më e vogël, Kylie , e uroj me shkrimin më të ëmbël përmes një postimi në rrjete sociale.
Biznesmenja 29-vjeçare publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram një sërë fotosh nga fëmijëria e tyre, në të cilat dy motrat pozojnë së bashku.
Ajo i shoqëroi fotot me një mesazh prekës, duke shprehur dashurinë e saj për modelen dhe rolin e rëndësishëm që ajo ka luajtur në jetën e saj.
“Unë jam ajo që jam për shkak të teje. Gëzuar ditëlindjen motrës sime të përjetshme, strucit/drerit tim të ëmbël”, shkroi ajo./mxh
