Qeveria e Jemenit ka nisur një fushatë të madhe ushtarake për të rimarrë të gjitha zonat e vendit të kontrolluara nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.
Presidenti Rashad al-Alimi tha se forcat e armatosura të qeverisë do të vazhdojnë ofensivën “derisa vendi të çlirohet nga kontrolli i milicisë terroriste”.
Një zëdhënës ushtarak më vonë u bëri thirrje rebelëve huthi të dorëzojnë armët.
Huthët, të njohur zyrtarisht si Ansar Allah, kanë mbajtur kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, dhe pjesë të mëdha të veriperëndimit, ku jeton shumica e popullsisë, që nga viti 2014.
Deri më tani, ata i kanë rezistuar një sërë sulmesh gjatë viteve nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aleatët e tyre perëndimorë.
Lëvizja nisi një ofensivë të papritur muajin e kaluar, e cila pushtoi zonën strategjike Bab el-Mandeb, dhe rreth 150 km (90 milje) bregdet në Detin e Kuq brenda pak javësh, duke u dhënë Huthëve një avantazh të ri mbi rrugën ndërkombëtare të transportit detar. Ky përparim hapi gjithashtu një front të ri në luftën më të gjerë SHBA-Izrael të nisur në shkurt kundër Iranit./ad
