Last Updated on 05/10/2026 by Anisa
Është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë Artef Lekaj, 67 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar me 26 vite burgim.
Sipas njoftimit të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar Lekajn me 26 vite burgim për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi ka marrë formë të prerë nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ky shtetas gjatë periudhës 2020-2021 ka ngacmuar seksualisht një të mitur 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare./ad
