Jennifer Aniston ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të paharrueshme të serialit “Friends”, duke folur për paraqitjen speciale të ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt.
Gjatë një bisede me Lisa Kudrow për serinë “Actors on Actors” të Variety, dy aktoret kujtuan episodin e famshëm të vitit 2001 ku Pitt iu bashkua kastit të serialit.
Kudrow e cilësoi performancën e aktorit si jashtëzakonisht argëtuese, ndërsa Aniston u pajtua menjëherë, duke e kujtuar me shumë humor atë eksperiencë.
Biseda u zgjerua më pas te yjet e shumtë të Hollivudit që kanë marrë pjesë në “Friends” ndër vite. Aniston vuri në dukje se, pavarësisht famës së tyre, shumë prej tyre ndiheshin të emocionuar dhe nervozë para xhirimeve të serialit.
Brad Pitt interpretoi personazhin Will Colbert në episodin e Falënderimeve të sezonit të tetë, një ish-shok shkolle i Ross Geller që mbante inat ndaj personazhit të Rachel Green. Episodi mbetet edhe sot një nga më të pëlqyerit nga fansat e serialit./mxh
