Jennifer Aniston është treguar gjithmonë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private, por duket se lidhja me Jim Curtis po e ndryshon këtë rregull. Pas më shumë se një viti së bashku, çifti është gati të bëjë një hap të ri dhe, këtë herë, në një skenë publike.
Më 2 shtator, Aniston do të intervistojë të dashurin e saj gjatë një eventi në 92nd Street Y në Manhattan, përpara publikimit të librit të tij të ri.
Çifti, sipas një burimi, është ende “shumë, shumë i lumtur” dhe martesa nuk duket të jetë në planet e tyre të afërta. Për Aniston, kjo është lidhja e tretë serioze pas martesave me Brad Pitt, nga viti 2000 deri në 2005, dhe Justin Theroux, nga viti 2015 deri në 2018.
Një burim pranë çiftit thotë se kjo marrëdhënie po funksionon në shumë nivele për aktoren, pikërisht sepse i ka sjellë diçka që nuk e ka përjetuar më parë.
“Ajo nuk ndihet sikur duhet të përpiqet ta impresionojë apo ta mbajë pranë vetes. Nuk ndihet sikur duhet të konkurrojë me gra të tjera më të famshme që mund të jenë të interesuara për të”, tha burimi.
Por, mbi të gjitha, Aniston nuk duket se ka më nevojë të pyesë veten se ku qëndron në këtë marrëdhënie. Sipas burimit, Curtis nuk ngurron t’i tregojë se është i dashuruar me të dhe se është plotësisht i përkushtuar ndaj saj.
Curtis ka treguar më herët se njohja e tyre nisi përmes miqve të përbashkët. “Na prezantuan thjesht miqtë”, ka rrëfyer ai, duke shtuar se pasi zbuluan se kishin miq të përbashkët, nisën të flisnin dhe gjithçka ndodhi gradualisht.
Dyshja u fotografua për herë të parë së bashku në korrik të vitit 2025, në brigjet e Majorkës, në Spanjë. Më vonë, lidhja e tyre u bë publike.
Curtis duket se është përshtatur edhe me rrethin e ngushtë të miqve të Aniston. Më 25 gusht, ai iu bashkua aktores dhe ish-bashkëprotagonisteve të saj nga “Friends”, Courteney Cox dhe Lisa Kudrow, për një darkë në Los Anxhelos.
Një burim pranë çiftit e përshkruan Curtis si një njeri që “nuk luan lojëra”, nuk bën sikur është i paarritshëm dhe nuk përpiqet të duket më i rëndësishëm duke e bërë Aniston të zvogëlojë veten.
“Ai nuk ndihet aspak i kërcënuar nga fama e saj dhe nuk ka iluzione se është ai që duhet të ndryshojë botën e saj. Ai e do pikërisht për atë që është”, tha burimi.
Edhe një burim tjetër pranë aktores ka thënë se Aniston ndihet “vërtet mirë” për lidhjen e saj me Curtis. Ajo ka qenë gjithmonë mirë edhe kur ka qenë beqare dhe ndihej rehat me jetën e saj, por kjo marrëdhënie, sipas burimit, është ndryshe.
Njerëzit që e njohin Aniston janë gjithashtu të lumtur për të. Një burim ka thënë se miqtë e saj mendojnë se kjo lidhje ka shumë gjasa të zgjasë dhe se Curtis mund të jetë “i duhuri” për të.
Në muajt e fundit, Aniston nuk ka ngurruar të ndajë edhe momente më personale me partnerin. Sipas një burimi, ajo është bërë më e hapur për lidhjen sepse ndihet e sigurt për atë që kanë dhe për drejtimin që po merr marrëdhënia.
“Ai i ka sjellë kaq shumë lumturi dhe siguri sa ajo ndihet rehat ta ndajë këtë pjesë të jetës së saj. Duhet të jetë një njeri i veçantë që ajo të hapet sërish pas divorcieve të saj publike”, tha burimi.
Një tjetër burim shtoi se Aniston më në fund ndihet mjaftueshëm e sigurt për të mos e fshehur lumturinë e saj.
“Ajo po thotë se ai është njeriu i saj. Nuk do ta bënte këtë nëse nuk do të ishte e sigurt. Është lodhur duke e fshehur lumturinë e saj.”/mxh
