Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaruar se nuk ishte aspak i shqetësuar ndërsa po evakuohej nga Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i armatosur u përpoq të hynte me forcë në sallën e vallëzimit.
“Nuk isha i shqetësuar. E kuptoj jetën. Jetojmë në një botë të çmendur. Doja të shihja çfarë po ndodhte… Doja të shihja çfarë po ndodhte. Dhe në atë kohë filluam të kuptonim, ndoshta ishte një problem i keq”, tha Trump gjatë një interviste me programin “60 Minutes” të CBS News, një ditë pas të shtënave në një hotel në Washington DC të shtunën në mbrëmje.
Trump tha se në momentin e të shtënave sigurimi i kërkoi të fshihej dhe të ulej në dysheme, ndërsa i vlerësoi oficerët e tij si “njerëz të shkëlqyer”. Presidenti falenderoi shtypin për mbulimin e përgjegjshëm të sulmit dhe bëri thirrje që njerëzit të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.
Gjatë intervistës, Trump ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një salle të re balloje në Shtëpinë e Bardhë, ku sipas tij siguria do të jetë më e lartë.
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, tha se autori i sulmit, Cole Tomas Allen, 31 vjeç kishte të ketë në shënjestër zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë të pranishëm, bazuar në gjetjet paraprake, duke shtuar se motivi i sulmuesit është ende nën hetim.
Kjo thuhej edhe në një letër të shkruar nga vetë autori, ku shprehej se donte të shënjestronte anëtarët e administratës Trump “nga niveli më i lartë tek më i ulëti” dhe se, ndërsa mysafirët dhe stafi i hotelit nuk ishin objektivat e synuar, ata do të sulmoheshin nëse do të ishte e nevojshme për të arritur te zyrtarët. Ndërkohë bëhet me dije se grupi i hetimit kriminal dhe task-forca e FBI-së për terrorizëm po hetojnë incidentin. /kb
