Disfata e pësuar në shtëpi kundër Lazios riktheu kontestimet e tifozëve të Juventusit që në përfundim të ndeshjes e fërshëllyen skuadrën.
Në vorbullën e kritikave përfundoi edhe Luciano Spalletti, mbi të cilin prej kohësh është hija e Antonio Contes. Nëse lexon komentet e tifozëve bardhezinj, Antonio Conte duket si opsioni kryesor, kjo edhe për shkak të deklaratës së fundit të bërë prej tij: ‘Dua një nga ato klube që e kanë humbur nga sytë historinë e tij’.
Në lidhje me një mundësi të ardhjes së Contes në pankinën e Juventusit, foli edhe Alessio Tacchinardi, ish shok skuadre me të te bardhezinjtë: ‘Nuk e di nëse do të pranonte, ndoshta i dërgoj ndonjë mesazh. Vetëm ai mund të ndryshojë totalisht skuadrën në aspektin mental-ishin fjalët e Tacchinardit.
Ndërsa Riccardo Trevisani shkon edhe më tej. ‘Do të vinte me vrap! Edhe me këtë skuadër, por ai do të vinte në lëvizje klubin në merkato’-ishin fjalët e tij./k.m
