Gazetari Artan Hoxha u ndal sot te arrestimi i bujshëm i të shumëkërkuarit dhe me akuza nga SPAK, Ergys Agasi.
Në një dalje televizive, Hoxha tha se përmasat që mori ngjarja nuk lidhen drejtpërdrejt me figurën e Agasit, por me sekrete e pushtetit që ai di dhe ka dokumentuar.
Gjithashtu, Hoxha u shpreh se Agasi ka qarkulluar për shumë kohë nëpër Shqipëri dhe kapja e tij është bërë për t’i kyçur gojën.
“Ne s’e hamë sapunin për djathë. Ai nuk ishte problem për botën e nëndheshme të krimit, por për pushtetin. Agasi nuk ka dokumentuar çfarë kanë bërë grupet kriminale, por çfarë ka bërë pushteti me ata poshtë. Ai kërcënonte lart, se pamë se si funksiononte me tenderat, me shishet e verës. Ai ishte pas kryeministrit, jo banditit.Sapo u kap, njoftimi fillestar ishte që do të shkonte në burgun e Durrësit, por e kthyen në Qafë-Kashar. Këtë s’e di pse e kthyen, çfarë ndodhi për Bradasheshin. Nuk shpresoj që Agasi të flasë më. Agasi është arrestuar për t’iu mbyllur goja. Do të marrë përsipër këto akuza që ka, do t’i shtohet ndonjë gjë rrugës. Por kaq! Ata mund ta kenë futur te rrëmbimet, por jo krime të rënda deri në këto momente. Akuzat mund t’i ketë më të lehta se unë! Gjithë ky Gysi i madh ka këto akuza. Më pas qitën fotot dhe videot. Agasi këto kohë ka ndenjur në Tiranë, sa është lodhur! Po të ishte i shqetësuar, s’do të dilte. Kur del një njeri i tillë që është kaq i përfolur, del kur ka siguri”,-tha Hoxha./k.m
