Last Updated on 05/05/2026 by Anisa
Arta Gecaj, avokatja kryesisht e 57-vjeçarit që shkaktoi aksidentin me vdekje të 2 të miturve, tha në një deklaratë për mediat se ndaj tij rëndojnë 3 akuza, dënimi për të cilat shkon nga 5 deri 20 vite.
Ajo u shpreh se Nikoll Radaçi është në gjendje të rëndë psikologjike, ndërsa shtoi se ai ka shprehur pendesë për ngjarjen.
“Gjykata caktoi masën arrest me burg për të pandehurin. Nga prokuroria kanë ardhur 3 akuza që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai nuk ka folur para gjykatës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Unë jam caktuar nga shteti për të realizuar mbrojtjen. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktim të vdekjeve. Ai rrezikon nga 5 deri në 20 vite parashikohet dënimi me burg. Po ashtu ai akuzohet dhe për largim nga vendi i aksidentit. Ai ka shprehur pendesë. Edhe sot dukej në gjendje të rëndë psikologjike. Atyre që ai ka shprehur, i qëndron akoma”, tha ajo.
