Vitin e kaluar, ne ndamë mbi 18 milionë euro për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile. Sot, jam e kënaqur të konfirmoj se kemi mobilizuar mbi 20 milionë euro fonde shtesë për iniciativat lokale të ndërtimit të paqes”, njoftoi përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në Forumin e Parisit.
“BE tani punon me 88 organizata të shoqërisë civile izraelite dhe palestineze, të cilat po punojnë në vijën e parë të ndërtimit të paqes, duke promovuar dialogun, duke forcuar lidershipin e grave dhe duke mbështetur median e pavarur”, tha Kallas.
“Shoqëria civile nuk është një mendim i dytë në diplomaci, por është e domosdoshme për ndërtimin e paqes”, shtoi ajo./mxh
