Last Updated on 12/06/2026 by Monika
Përballja e Grupit B në Kupën e Botës midis Kanadasë dhe Bosnje-Hercegovinës nuk ka prodhuar një fitues, duke u mbyllur në barazim 1-1.
Ndonëse kanadezët ishin dominues në pjesën më të madhe të lojës, ata u detyruan të kënaqeshin me vetëm një pikë në shtëpinë e tyre.
Bosnja arriti të zhbllokonte takimin e para në minutën e 21-të me anë të Lukiç, i cili shënoi bukur me kokë pas një goditjeje këndi. Përpjekjet e shumta të Kanadasë për të barazuar në pjesën e parë nuk dhanë rezultat, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë organizatorët u ndalën edhe nga tranversa.
Megjithatë, presioni i vazhdueshëm i vendaseve u shpërblye në minutën e 78-të, kur Cyle Larin, i aktivizuar nga stoli, barazoi shifrat me një gjuajtje të fortë.
Me këtë rezultat, të dyja kombëtaret ndajnë nga një pikë, në pritje të sfidës tjetër të grupit mes Zvicrës dhe Katarit./mxh
