Last Updated on 18/08/2025 by adminfjala
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një programi dhe marrëveshje që ka me NATO-n.
“Është e domosdoshme për ne që të blejmë armë dhe ju falenderojmë për mundësinë. Ne paguajmë për këto përmes një programi të NATO-s.
Kjo është një pjesë e garancive të sigurisë, pra të pajisemi me armë dhe kjo për ne është shumë e rëndësishme. Kemi folur me Trump që kemi vendime dypalëshe. Askush në europë nuk ka të tillë mbrojtje.” – tha Zelensky.
Presidenti ukrainës theksoi dhe njëherë se janë të gatshëm për armëpushim.
“Po, patjetër. Jemi të hapur për zgjedhje të ardhshme. Duhet të punojmë në parlament, gjatë luftës nuk mund të kemi zgjedhje.” – theksoi ai.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump për letrën që i ka dërguar Vladimir Putinit lidhur me fëmijët ukrainas të rrëmbyer nga Rusia.
Zelensky i dorëzoi Trump-it një letër nga Olena Zelenska, Zonja e Parë e Ukrainës. “Nuk është për ju, është për gruan tuaj,” i tha Trump-it, mes të qeshurave të të dyve.
