Gazetarja Klodiana Lala tregoi sot se në dosja e njohur e AKSHI-t përmban një sërë materialesh filmike, që besohet se ishin bërë për t’u përdorur për shantazh.
E ftuar në një studio televizive, Lala theksoi se filmimet vijnë nga kamerat e vendosura në zyrë nga Ergys Agasi.
Sipas gazetares, personat e përfshirë në filmime janë individë të ndryshëm, nga zyrtarë te njerëz te njohur të biznesit.
“Prokuroria ka sekuestruar në këtë fazë të parë 40 mln euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirajt dhe të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në arrest shtëpie dhe gjithashtu janë sekuestruar edhe fonde të tjera të tre shoqërive. Në këtë dosje ka shumë veprimtari, ka deri edhe filmime, psh., Ergys Agasi kishte vendosur kamera në zyrë dhe filmonte të gjithë personat aty, zyrtarë, njerëz të biznesit dhe deri te zonja Karçanaj. Të gjitha këto veprime mendoj se i ka bërë për shantazh, për të shantazhuar çdo personazh që do rezistonte apo s’do bindej”,-tha Lala./mxh
