Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, vizitoi të shtunën xhaminë Kariye në Stamboll, përpara largimit nga Turqia.
Xhamia, e njohur për afresket dhe mozaikët e saj, dikur ishte kishë bizantine, përpara se të shndërrohej në xhami në vitin 1511.
Gjatë vizitës së tij të parë dypalëshe në Turqi nga një kryeministër kanadez, më 22 tetor, Carney njoftoi ngritjen e marrëdhënieve mes dy vendeve në nivelin e partneritetit strategjik. Marrëveshja e nënshkruar në Ankara synon forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime, mbrojtje, siguri dhe energji.
Partneriteti pritet të krijojë vende të reja pune dhe mundësi për bizneset kanadeze e turke, ndërsa Kanadaja synon të diversifikojë partnerët e saj tregtarë dhe të ulë varësinë ekonomike nga Shtetet e Bashkuara./mxh
