Last Updated on 27/11/2026 by Monika
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen “Komuniteti i Transportit”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme Shqiptare e Transportit Rrugor.
DPSHTRR organizoi këtë aktivitet, me praninë e ministrit dhe drejtuesit të saj, Kreshnik Bajraktari, me qëllim përafrimin e standardeve europiane në sektorin e transportit rrugor, për ta kthyer sistemin e llojit kryesor të transportit në Shqipëri në një sistem më efikas, më modern, më të sigurt e mbi të gjitha më të integruar me rregulloren e BE-së.
Eventi “Transport Community” kishte në fokus më së shumti forcimin e bashkëpunimit rajonal, zhvillimin e transportit të qëndrueshëm, shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira dhe përmirësimin e kuadrit ligjor të Shqipërisë, sa i takon këtij sektori me rëndësi jetike në vendin tonë.
Njoftimi i DPSHTRR:
“DPSHTRR | TRANSPORT COMMUNITY
Pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar nga Transport Community, me fokus:
Forcimin e bashkëpunimit rajonal;
Shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira;
Zhvillimin e një transporti të sigurt dhe të qëndrueshëm;
Përafrimin me standardet evropiane.
DPSHTRR mbetet e angazhuar në procesin e përafrimit me standardet evropiane, drejt një sistemi transporti rrugor më modern, të sigurt dhe të integruar.
#DPSHTRR #MIE #TransportCommunity #RoadSafety #RegionalCooperation”/Mxh
