Më shumë se dy dekada pas suksesit të komedisë romantike “How to Lose a Guy in 10 Days”, Hollywood po përgatitet për rikthimin e një prej çifteve më të dashura të zhanrit.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, një vazhdim i filmit është aktualisht në fazat shumë të hershme të zhvillimit, ndërsa Kate Hudson pritet të jetë pjesë e projektit si producente.
Burime bëjnë me dije se edhe Hudson dhe Matthew McConaughey mund të rikthehen në rolet ikonike të Andie dhe Benjamin.
Filmi i parë, i publikuar në vitin 2003, rrëfente historinë e një gazetareje që vendos të shkruajë një artikull duke provuar se mund ta bëjë një burrë të largohet prej saj brenda vetëm dhjetë ditësh. Në të njëjtën kohë, Benjamin kishte bërë një bast se mund ta bënte çdo grua të dashurohej me të.
Produksioni i parë rezultoi një sukses i madh financiar, me afro 180 milionë dollarë të ardhura në mbarë botën.
Rikthimi vjen në një periudhë kur Hollywood po i rikthehet gjithnjë e më shumë filmave nostalgjikë, ndërsa fansat presin të shohin nëse kimia mes Hudson dhe McConaughey do të funksionojë sërish në ekran./mxh
Artikulli i MëparshëmTornado godet Francën, 39 të plagosur
Artikulli Tjetër Pas eklipsit të Diellit, vjen ai i Hënës
