Katy Perry dhe Justin Trudeau kanë konfirmuar romancën me një gjest që nuk deshi shumë fjalë. Çifti u shfaq i kapur përdore ndërsa festonte 41-vjetorin e këngëtares në Paris.
Ish-kryeministri i Kanadasë u tregua një kavalier i vërtetë duke e ndihmuar të dilte nga makina para se të futeshin brenda një lokali për të parë një shfaqje kabare.
Kjo dalje është paraprirë nga lajmet se romanca e re e Trudeau ishte një “krizë e moshës së mesme” pas divorcit nga ish-gruaja e tij prej 18 vitesh, Sophie Grégoire-Trudeau.
Këngëtarja dhe politikani i ndezën thashethemet në muajin korrik kur u panë duke shëtitur dhe më pas duke ngrënë diçka në Montreal.
Pas disa ditësh, ai ndoqi koncertin e saj në Montreal. Gjërat u nxehën edhe më shumë kur u panë duke u puthur në një jaht në Santa Barbara, Kaliforni.
Edhe Katy Perry sapo i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me Orlando Bloom. Ish-çifti kaloi 10 vite së bashku dhe ka një vajzë, Daisy Dove.

