Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të një deklarate ka dënuar dhunën policore të ushtruar gjatë protestës së sotme në Tiranë.
Këlliçi ka hedh akuza të forta në drejtim të policëve duke i etiketuar si banditë të paguar, që marrin e dërgojnë nëpër komisariate njerëzit, vetëm e vetëm se ata protestojnë lirisht.
Sipas Këlliçit, Rama nuk njeh kufi më dhe po merr zvarrë këdo që e pengon.
Për Këlliçin, qytetarët duhet të vazhdojnë të protestojnë pasi është një e drejtë globale që kryeministri nuk ia mohon dot.
Deklarata e Belind Këlliçit:
“Edi Rama po dhunon, po merr zvarrë dhe po shoqëron qytetarët që po protestojnë në mënyrë paqësore para zyrës së tij.
Edhe sonte banditët ne uniformë morën me forcë vajza e djem, të cilët thjesht janë grumbulluar duke ushtruar të drejtën universale të protestës paqësore!
Qytetarët nuk po kryejnë asnjë akt madje nuk pengojnë as rrugën pasi mblidhen në trotuar.
Të vetmin mjet ata kanë thirrjet për largimin e Edi Ramës.
Është kjo arsyeja pse ai po i dhunon.
Partia Demokratike dënon me forcë ushtrimin e dhunës ndaj qytetareve dhe kërkon ndalimin e menjëhershëm të çdo forme represioni.
Kryeministri më i korruptuar në Europë nuk lejon tanimë as ushtrimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut dhe përdor veglat e tij të dhunës në Policinë e Shtetit për të dhunuar dhe frikësuar kryen qytetarët e Tiranës.
Policët dhe urdhëruesit e tyre duhet ta dinë se po bëhen pjesë e një fushate kriminale për të cilën do të mbajnë përgjegjësi.
Kur autokrati të bjerë dhe dita nuk do të jetë e largët, ata do të dalin të gjithë para drejtësisë.
Do të japin llogari për çdo goditje, dhunim, përplasje, marrje me forcë e torturë që i kanë bërë të rinjve të Shqipërisë.
Nga i pari tek i fundit.
I bëjmë thirrje të rinjve dhe të rejave që më 28 nëntor ti dëshmojnë dhunuesit se ditët i ka të numëruara.
Ky është kilometri i fundit për narkodiktatorin!”, u shpreh Këlliçi./mxh
