Last Updated on 14/10/2026 by Anisa
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për zhvillimet në protestën e studentëve dhe të rinjve në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.
Përmes një reagimi, Këlliçi pretendon se ditën e sotme është shtuar përdorimi i gazit lotsjellës, shoqërimet dhe goditjet ndaj protestuesve, duke e akuzuar kryeministrin për përshkallëzimin e situatës.
“Dhuna dhe agresiviteti i Edi Ramës nuk njeh kufij!
Autokrati po tregon se nuk ka asnjë pendesë për dhunën shtazarake të ushtruar dje ndaj të rinjve. Sërish sot ka urdhëruar edhe më shumë gaz lotsjellës, më shumë shoqërime e më shumë goditje.
Ai po rrit tensionin e konfliktin social.
Kryeministri më i korruptuar në Europë po lufton popullin e tij. Por askush nuk tërhiqet. Po prek fundin që do jetë i dhimbshëm për të!”, shprehet Këlliçi./ad
