Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë vizitës zyrtare në Bruksel në Qendrën Europiane të Politikave ka folur për vështirësitë gjatë punës në SPAK që prej krijimit 6 vite më parë.
Megjithatë Dumani përmendi si vështirësi edhe presionet nga politika, media apo krimi.
Ndërsa pritshmëritë ishin të mëdha, mundësitë tona reale ishin të kufizuara.
Tjetër vështirësi ishte menaxhimi i presioneve dhe kërcënimeve të ndryshme që vinin drejt prokurorisë dhe prokurorëve të posaçëm, nga politika, nga media, por sidomos nga krimi i organizuar.
Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut kanë përvojë dhe janë të përgatitur për t’i përballuar këto presione, pavarësisht nga vijnë ato. Secili ka një përvojë të admirueshme dhe janë profesionalisht të maturuar”-tha Dumani./ K.M
