Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike i ka gati amendamentet për buxhetin 2027 që të enjten do të kalojë në Kuvend. Gazment Bardhi thotë në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv se amendamentet do të prezantohen duke filluar nga nesër, gjatë dy ditëve në vijim.
“Grupi i ekspertëve dhe deputetët e grupit të PD kanë gati amendamentet që do të depozitohen gjatë dy ditëve në vijim që e kthejnë buxhetin në duart e qytetarëve. Nesër dhe pasnesër opinioni publik do të njihet me propozimet tona ku në fokus janë qytetarët”, tha Bardhi.
Për përjashtimin me 60 ditë të 6 deputetëve, Bardhi thotë se është caktuar data për seancën në Gjykatën Administrative. Pavarësisht situatës që kjo ka krijuar, kreu i grupit të PD thotë se betejat kanë vijuar pa pengesa.
“Nuk di të them. Në dijeninë time ka caktuar gjykata një datë por nuk e kam të fiksuar. Përjashtimi i gjysmës së grupit parlamentar të PD është akt korrupsioni, e paprecedent. Është në kundërshtim të rregullores së Kuvendit. Grupi parlamentar ka mjaftueshëm burime njerëzore dhe kjo s’e ka penguar të vijojë betejeat”, tha Bardhi./k.m
