Romanca mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordit duket se po hyn në një fazë më serioze, por jo të gjithë në rrethin e modeles janë të bindur se lidhja është një ide e mirë. Sipas raportimeve, shqetësimi kryesor i familjes lidhet me mënyrën se si Kendall po investon financiarisht në marrëdhënie.
Kendall, 30 vjeçe, dhe aktori australian, 29 vjeç, nisën të përfliten si çift në pranverë, pasi u fotografuan duke u puthur në një festë pas aktiviteteve të Coachella-s. Që nga ajo periudhë, ata janë parë vazhdimisht bashkë, duke ushqyer dyshimet se lidhja e tyre është kthyer në diçka të qëndrueshme.
Sipas burimeve të cituara nga mediat e huaja, çifti ka shijuar udhëtime luksoze dhe momente të kushtueshme së bashku. Pikërisht këtu qëndron edhe shqetësimi i familjarëve të Kendall-it: ata dyshojnë se modelja mund të jetë duke mbuluar një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të çiftit.
Me mundësinë për të përdorur avionë privatë, hotele dhe prona luksoze, Kendall ka një stil jetese që e bën të lehtë organizimin e udhëtimeve të tilla. Megjithatë, të afërmit e saj duan të kuptojnë nëse edhe Jacob po kontribuon në të njëjtin nivel dhe nëse përkushtimi është i barabartë nga të dyja palët.
Mes masave të parashikuara janë vlerësimet e përvitshme të rreziqeve sistemike. Ato duhet të shqyrtojnë përhapjen e materialeve të paligjshme, mbrojtjen e fëmijëve dhe ndikimin që shërbimet mund të kenë te mirëqenia fizike e mendore e përdoruesve.
Kendall, nga ana tjetër, duket se nuk po lejon që këto shqetësime të ndikojnë te ndjenjat e saj. Sipas të njëjtave raportime, ajo e sheh lidhjen me Elordin seriozisht dhe madje e imagjinon aktorin si një partner të mundshëm për martesë në të ardhmen.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për fejesë apo plane konkrete për martesë. Për momentin, romanca vijon të mbetet nën vëzhgimin e publikut, ndërsa Kendall duhet të përballet edhe me pikëpyetjet e familjes së saj për mënyrën se si po e ndërton këtë marrëdhënie./mxh
