Last Updated on 16/11/2026 by Klara
Jose Mourinho befason të gjithë kur flet për futbollistin më të mirë që ai ka parë ndonjëherë në një fushë futbolli. Për trajnerin portugez këtë status nuk e gëzon as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi edhe pse për vite të tëra nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin e tij për 2 yjet e futbollit që kanë bërë një epokë në këtë sport
Jose Mourinho ka punuar me Ronaldon te Reali i Madridit në periudhën 2010-2013, edhe pse jo gjithnjë ata janë parë në sy me njëri-tjetrin. Në fakt, Luka Modric ka zbuluar se njëherë Mourinho e ka bërë Ronaldon të qajë në dhomën e zhveshjes. Por pavarësisht gjithçkaje, Mourinho gjithnjë do t’i jetë jashtëmase mirënjohës Cristiano Ronaldot për kontributin e dhënë prej tij në etapën e parë te Los Blancos.
Përsa i përket Messit, Mourinhoi pranoi se kampioni i botës 2022 është i vetmi futbollist me të cilin do të donte të kishte punuar në karrierën e tij. Po kështu ai e përshkroi 8 herë fituesin e Topit të artë si ‘Zotin e futbollit’. E megjithatë, është një legjendë për të cilin Mourinho tha se është futbollisti më i mirë që ka parë ndonjëherë në fushën e lojës. Po të mos ishte për dëmtimet e shumta, ky futbollist do të ishte padyshim pjesë e debatit për lojtarin më të mirë të gjitha kohërave.
Bëhet fjalë pikërisht për Ronaldo Nazario, sulmuesin brazilian për të cilin Mourinho është shprehur që në 2023.
‘Futbollisti më i mirë që kam parë ndonjëherë në fushë. Besoj se dëmtimet e shkatërruan karrierën e tij që do të ishte akoma më e pabesueshme. Talenti që ky djalë kishte kur ishte 19 vjeç ishte i pabesueshëm-ishin fjalët e Mourinhos
Mourinho pranoi se Ronaldo Fenomeni nuk kishte të njëjtën jetëgjatësi si Cristiano dhe Lionel Messi, por talenti i tij ishte i jashtëzakonshëm.
‘Nuk ishte si Cristiano apo Messi, të cilët kanë qenë në majë për 15 vjet-shtoi Mourinho/por kishte një talent natyral, të pabesueshëm’.
Ronaldo Fenomeni, dihet se është rikuperuar jo nga një por nga 2 dëmtime në gju që i kërcënuan karrierën, e megjithatë ai ishte një rrezik i vazhdueshëm përpara portave kundërshtare edhe në vitet e fundit të karrierës. Dhe Mourinho e ka parë nga afër cfarë ka qenë Ronaldo në sezonin e jashtëzakonshëm 1996/97 te Barcelona kur shënoi 47 gola në 49 ndeshje./k.m
