Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në zonën e fshatit Dajç, në Shkodër, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke lënë të plagosura tre vajza që udhëtonin në të.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurat janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtimin mjekësor.
Gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë, ndërsa njëra prej vajzave ka nevojë urgjente për gjak, ndaj bëhet thirrje për solidaritet dhe ndihmë nga qytetarët që kanë mundësi të dhurojnë./k.m
