Last Updated on 15/04/2026 by EL
Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 të rinj vlonajët të cilët kërcënuan me jetë një 30-vjeçar dhe i vodhën 30.000 euro e “BMW”-në e tij.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit me inciale A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Blutë e Vlorës menjëherë pas denoncimit që 30-vjeçri bëri në komisariat për 3 vlonjatë, kanë nisur kontrollet në etrren deri në momentin e neutralizimit të personave të dyshuar.
Nga hetimet thuhet se në mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMË” dhe janë larguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni i koduar “Strike”, si rezultat i administrimit dhe ndjekjes së menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi.
Kanosën një 30-vjeçar, që t’iu jepte 30 000 euro, dhe i morën automjetin atij, falë veprimeve të shpejta të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas.
Sekuestrohen automjeti i të arrestuarve dhe automjeti që ata i morën 30-vjeçarit.
Pas kallëzimit nga një 30-vjeçar, se dje, në një lokal, e kishin kanosur për t’i marrë një shumë parash, 3 shtetas, të cilët dyshohet se kishin armë zjarri me vete, dhe më pas i kishin marrë automjetin, deri në dhënien e parave të kërkuara menjëherë është ngritur një grup i posçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera, si administrimi i provave dhe kryerja e veprimeve hetimore me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Seksionit Operacional, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimit i 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:
-A. G., 26 vjeç, M. B., 22 vjeç dhe M. H., 29 vjeç, të tre banues në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, mesditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, kanë kanosur 30-vjeçarin K. S., banues në Vlorë, që t’iu jepte 30 000 euro, më pas i kanë marrë automjetin e tij tip “BMË” dhe janë larguar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./et
