Last Updated on 29/04/2026 by Anisa
Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afatit të paraburgimit.
Para gazetarëve, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndrecaj tha se “është absurde që klienti i tij ta pësojë prej një të pandehuri tjetër”.
“Do kërkojmë çdo të drejtë që na takon nga parashikimet kushtetuese dhe nuk do ndalemi”, u shpreh ai.
Afatet e paraburgimit u pezulluan prej shtyrjes së procesit gjyqësor nga ana e avokatëve dhe disa problematikave të tjera që lidhen me kërkesat e mbrojtjes.
