Last Updated on 08/04/2026 by Anisa
Sot në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet gjyqi për ish-presidentin Ilir Meta, i cili ndodhet në burg.
Kreu i Partisë së Lirisë kërkon shfuqizim të masës ‘arrest në burg’.
Sakaq mësohet se seanca do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet mbi dokumente shkresore.
SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji në favor të biznesmenit Samir Mane.
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Metaj, ish deputetes Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.
