Last Updated on 13/08/2026 by Anisa
Eklipsi i plotë diellor mahnit Spanjën, pamjet spektakolare të fenomenit
Një nga fenomenet më të rralla astronomike ka mahnitur mijëra njerëz në Spanjë më 12 gusht, teksa vendi përjetoi një eklips të plotë diellor, me pamje spektakolare të kapura në fotografi nga qytete të ndryshme.
Hëna kaloi përpara Diellit duke mbuluar plotësisht diskun e tij në zonën e tërësisë, e cila shtrihej nga Galicia drejt lindjes deri në ishujt Balearikë. Në pjesë të tjera të Spanjës dhe Europës, fenomeni u pa si eklips i pjesshëm. (Mundo Deportivo)
Fotografitë e publikuara nga mediat spanjolle tregojnë momentet e veçanta të eklipsit në Berlanga de Duero, Palencia, Zaragoza, Lugo dhe zona të tjera, ndërsa qindra qytetarë dolën në pika të ndryshme për të ndjekur spektaklin qiellor me syze speciale mbrojtëse.
Në disa prej pamjeve, Dielli shfaqet i rrethuar nga korona e tij e ndritshme, ndërsa në të tjera Hëna shihet duke mbuluar gradualisht diskun diellor.
Eklipsi ishte veçanërisht i rëndësishëm për Spanjën, pasi ishte eklipsi i parë total i dukshëm nga Gadishulli Iberik pas më shumë se një shekulli. Fenomeni u shfaq në orët e mbrëmjes dhe krijoi për disa minuta një errësim të pazakontë të qiellit.
Pamjet e publikuara nga fotografët dhe agjencitë ndërkombëtare kanë dokumentuar një nga ngjarjet astronomike më të jashtëzakonshme të vitit 2026, duke e kthyer qiellin e Spanjës në një spektakël të rrallë natyror./kb










