Khloé Kardashian ka ndarë një histori të pazakontë nga pjesëmarrja e saj në festivalin Coachella vite më parë, duke treguar se pa vetëdije kishte konsumuar substanca narkotike gjatë eventit.
Në podcastin e saj “Khloé in Wonderland”, ylli televiziv tregoi se ngjarja ka ndodhur rreth vitit 2016 dhe se në fillim nuk e kishte kuptuar çfarë po i ndodhte.
“S’besoj se dikush ma bëri me qëllim. Thjesht nuk e kuptova situatën dhe faktin që shumë njerëz aty ishin nën efektin e drogës,” u shpreh ajo.
Khloé tregoi se pasi kishte pirë një pije, filloi të ndihej keq dhe e hutuar, pa ditur arsyen e gjendjes së saj. Sipas saj, momenti u kthye shpejt në panik.
“Është e frikshme kur ndihesh jashtë kontrollit dhe nuk e di pse po të ndodh,” tha Kardashian.
Ajo zbuloi se, nga frika dhe ankthi, u izolua për disa orë në banjo, ndërsa personat përreth përpiqeshin ta bindnin të dilte.
“Isha tmerrësisht e frikësuar dhe nuk arrija të kuptoja çfarë po ndodhte me mua deri pasi gjithçka mbaroi,” rrëfeu ajo.
Gjatë podcastit, Khloé foli edhe për arrestimin e saj në vitin 2007 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Ajo tregoi se në atë periudhë nuk e kishte marrë seriozisht situatën, derisa përfundoi për disa orë në burg pasi shkeli kushtet e lirimit me kusht./mxh
