Besohet se Nicole Kidman ka nisur një lidhje të re, vetëm disa muaj pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Keith Urban.
Sipas burimeve për Daily Mail, Kidman është lidhur me një biznesmen, identiteti i të cilit ende nuk dihet për publikun. Romanca po zhvillohet diskrete dhe larg vëmendjes mediatike.
“Lidhja është zhvilluar në heshtje në muajit e fundit dhe të dy po e mbajnë atë jashtëzakonisht të fshehtë, larg sferës publike”, ka thënë burimi për Daily Mail.
Kidman dhe Urban u ndanë në shtator të vitit 2025, pas gati 20 vitesh martesë. Divorci i tyre u finalizua më 6 janar në Nashville, Tennessee.
Çifti i famshëm, të cilët janë ndër më të njohurit në botën e artit dhe muzikës, kanë qenë të martuar që nga qershori i vitit 2006 dhe kanë dy fëmijë sëbashku: Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.
Nicole Kidman ka qenë më parë e martuar me aktorin Tom Cruise për më shumë se 10 vite. Ata kanë dy fëmijë të birësuar së bashku dhe u ndanë në vitin 2001./mxh
