Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mikhailo Fedorov ka falenderuar ditën e sotme, Elon Musk dhe kompaninë e tij SpaceX për marrjen e masave që parandaluan Rusinë të përdorë sistemet e saj të komunikimit satelitor Starlink për të dërguar dronë mbi Ukrainë.
Mikhailo Fedorov tha se Kievi po punon në bashkëpunim shumë të ngushtë me SpaceX për masa të rëndësishme në të ardhmen e afërt. Në postimin e tij në “X”, ai sqaroi se këto masa përfshijnë zbatimin e një sistemi regjistrimi për terminalet e Starlink që operojnë nga territori ukrainas.
“Ukraina, së bashku me Starlink, ka ndërmarrë tashmë hapat e parë që kanë dhënë rezultate të shpejta në ndalimin e dronëve rusë. Hapi tjetër është zbatimi i një sistemi që do të lejojë vetëm terminalet e autorizuara të operojnë në territorin e Ukrainës. Në ditët në vijim, ne do të ndajmë udhëzime për përdoruesit ukrainas për të regjistruar terminalet e tyre Starlink për verifikim. Terminalet e paverifikuara do të çaktivizohen. Procesi i regjistrimit do të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe miqësor për përdoruesit. Udhëzimet e hollësishme do të publikohen së shpejti. Faleminderit Starlink/ SpaceX për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj proaktive ndaj ukrainasve”, thuhej në postimin e Fedorov./mxh
