KRONIKË TELEVIZIVE – TV KLAN
Rrjedha spektakolare e lavës është regjistruar të enjten në majën e vullkanit Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, sipas pamjeve të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Sipas të dhënave zyrtare të United States Geological Survey, shpërthimi i lavës nisi rreth orës 11:10 të paradites sipas kohës lokale, ndërsa kolonat e zjarrta u ngritën deri në rreth 190 metra lartësi mbi tokë.
Autoritetet shkencore bëjnë të ditur se ky aktivitet vullkanik është pjesë e një serie shpërthimesh që kanë nisur që në dhjetor të vitit 2024. Episodi i fundit shënon shpërthimin e 44-t të lavës gjatë kësaj periudhe aktive.
Kilauea, i njohur për aktivitetin e tij të vazhdueshëm, mbetet nën monitorim të rreptë nga ekspertët, ndërsa fenomeni natyror po tërheq vëmendjen e madhe të studiuesve dhe publikut./mxh
