Kina ka konfirmuar se do të blejë 200 avionë Boeing, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, u takuan në Pekin javën e kaluar.
Sipas marrëveshjes, SHBA-të do t’i ofrojnë Kinës garanci furnizimi për pjesë dhe komponentë të motorëve të avionëve, tha Ministria e Tregtisë e Kinës.
Të dyja palët do të punojnë gjithashtu drejt një zgjatjeje të armëpushimit të tarifave për të cilin ranë dakord në tetor dhe do të kërkojnë ulje të tarifave për 30 miliardë dollarë ose më shumë mallra secila, shtoi ministria.
Udhëtimi i Trump në Kinë prodhoi disa premtime mbi tregtinë midis dy ekonomive më të mëdha në botë, duke përfshirë blerjen e Boeing dhe rritjen e aksesit për fermerët amerikanë në tregun kinez.
“Ne bëmë shumë marrëveshje të shkëlqyera tregtare, duke përfshirë mbi 200 aeroplanë për Boeing, me një premtim prej 750 aeroplanësh, që do të ishte porosia më e madhe ndonjëherë”, u tha Trump gazetarëve./kb
