Ekipet kineze të shpëtimit në Tibet kanë pezulluar kërkimet për shkak të frikës se një liqen i formuar pas rrëshqitjes së dheut do të shkaktojë përmbytje të mëtejshme.
Zyrtarët kanë monitoruar rritjen e nivelit të ujit në rrjedhën e sipërme nga porti Gyriong – kufiri tokësor midis Nepalit dhe Tibetit, i cili u rrëmbye nga një përrua balte dhe uji gjatë rrëshqitjes së dheut të mërkurën.
Ata tani kanë frikë se pas orësh të tëra shiu të rrëmbyeshëm, liqeni që është formuar brenda rrënojave mund të dalë nga shtrati dhe të shkaktojë më shumë përmbytje në ditët në vijim.
Sipas raportimeve në mediat shtetërore kineze, ekipeve të shpëtimit në zonë u është thënë të ndërpresin operacionet për momentin.
Më shumë se 550 persona janë raportuar të zhdukur në anën tibetiane të kufirit – 260 janë të huaj, përfshirë pelegrinë që po shkojnë drejt malit të shenjtë Kailash në Tibet./kb
