Last Updated on 24/04/2026 by Anisa
Klevis Qose është prezantuar sot në krye të AMP (Agjensisë së Mbikqyrjes Policore), post që mbahej nga Eduard Merkaj. Qose mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nga marsi 2024 deri më 1 prill 2026.
Karriera e tij në sistemin penitenciar lidhet ngushtë me institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Në periudhën dhjetor 2023 – mars 2024 ai drejtoi Shërbimin e Provës, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2023 ishte në krye të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve.
Më herët, nga viti 2008 deri në vitin 2020, Qose ka shërbyer në Policinë e Shtetit, në struktura të specializuara të hetimit, përfshirë luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Në aspektin akademik, ai zotëron Master Shkencor dhe Master Profesional në të Drejtën Penale, si dhe është i certifikuar nga Shkolla Kombëtare e Avokatisë. Ka ndjekur trajnime të avancuara brenda dhe jashtë vendit, përfshirë në SHBA, Itali dhe Turqi. Aktualisht është në përfundim të doktoraturës me temë: “Harmonizimi i Politikave Penale të Shqipërisë me Standardet e Bashkimit Europian, sfidat ligjore dhe perspektivat për sistemin e burgjeve”.
Për kontributin e tij në shërbimin publik, është vlerësuar me medalje dhe certifikata mirënjohjeje nga institucione shtetërore, përfshirë vlerësime nga Kryeministri dhe Ministria e Drejtësis
