Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit. Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së.
Vendimi i dënimit të gjyqtares Gjoka është autentik dhe origjinal. Po ashtu është përcjell KLGJ dokumentacioni me përmbajtjen. Vlerësojeni ju nëse është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit.
Sëbashku me vendimin autentik të dënimit të gjyqtares Gjoka i është përcjellë edhe vendimi arkivimit të denimit për shkak te mos ekzekutimit. Vendimi arkivimit eshte marre nga prokurori grek per shkak te mos ekzekutimit te denimit dhene ndaj Gjokës.
Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”./K.M
