Last Updated on 20/11/2026 by Anisa
Pas vetëm 10 muajsh në detyrë, Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave.
Raportohet se në vend të tij, në krye të institucionit është vendosur Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për tu kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e premte emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme./ad
