Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka mbajtur fjalën e saj në konfereëncën e përbashkët për shtyp, pas përfundimit të konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Në fjalën e mbajtur, Kos tha se konferenca e sotme është një arritje për t’u përgëzuar.
Duke u ndalur te arritjet në drejtësi të Shqipërisë, Marta Kos veçoi krijimin e SPAK, të cilin e cilësoi si institucionin flmaurtar të antikorrupsionit. Kos u shpreh se SPAK ka vërtetuar se mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri.
Më tej, në fjalën e mbajtur, Kos tha se miratimi i piketave mbyllëse nga shtetet anëtare të Be i mundëson Shqioërisë të ecë përpara në rrugën drejt integrimit.
“Kjo është një arritje për t’u përgëzuar. Puna e më shumë se 10 viteve në këtë fushë ka qenë e suksesshme. Janë hedhur hapa vendimtarë për të siguruar që të gjtihë shqiptarët të kenë mundësinë e një procesi të rregullt ligjor. Kemi parë ngirtjen e SPAK, që është institucioni flamurtar antikorrupsion në Shqipëri që ka vërtetuar se mund të japë rezultate dhe të bëhet institucioni më i besuar në Shqipëri. Duke arritur këtë gur kilometrik kyç, në sot po vendosim dhe termat përfundimtarë të anëtarësimit në BE. Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat përmbyllëse për anëtarësimin në BE.
Kjo bën të mundur për Shqiërinë të ecë përpara drejt mbylljes së kapitujve. Ky është momenti për të kremtuar, por dhe intensifikuar punën. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizionin e Shqipërisë. Piketat mbyllëse janë një sinjal i qartë për t’i çuar Shqipërisë se pritet progres. Mbështetemi te Shqipëria për të intensifikuar reformat, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe me qytetarët. Tashmë është koha që të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe të intensifikojmë harmonizimin me BE. Kemi rrugë të gjatë përpara, por do të vijë shumë shpejt. Le ti rikthehemi menjëherë punës”, tha Kos./mxh
