Last Updated on 04/04/2026 by EL
Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një mal mbi fshatin Kamenicë. Nga informacionet paraprake, mësohet se emigrantët i përkasin moshës 25 dhe 30 vjeçare.
Nga këqyrja paraprake nuk kanë shenja dhune dhe dyshohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë hetimet lidhur me rastin./et
