Last Updated on 17/11/2026 by EL
Koreja e Jugut ka vendosur të forcojë masat e sigurisë në provimet kombëtare të pranimit në universitete, pas një skandali ku një kandidat përdori kamerë të fshehtë dhe inteligjencë artificiale për të kopjuar.
Rasti u bë publik pasi një kandidat, i cili kishte marrë rezultatin më të lartë në provimin për profesionistët e taksave, pranoi se kishte fotografuar pyetjet dhe ia kishte dërguar ato një aplikacioni të IA-së, i cili i kishte kthyer përgjigjet. Pas këtij incidenti, autoritetet kanë vendosur kontrolle më të rrepta për kandidatët.
Sipas mediave të huaja, atyre do t’u kontrollohen jakat e rrobave për pajisje të fshehura, syzet për teknologji inteligjente dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve me detektorë metalesh.
Gjithashtu, rreth 8,400 mbikëqyrës shtesë do të angazhohen në qendrat e provimeve në të gjithë vendin. Kandidatët do të duhet të lënë çantat dhe sendet personale jashtë ambienteve ku zhvillohet testi.
Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu ashpërsimin e dënimeve për kopjimin, duke e zgjatur periudhën e përjashtimit nga provimet nga një vit në dhjetë vjet./et
