Byroja Kombëtare Antikorrupsion e Ukrainës ka nisur një hetim të gjerë në sektorin e energjisë, duke zbuluar pagesa të paligjshme në transaksione që përfshijnë kompaninë shtetërore bërthamore Energoatom.
Sipas hetuesve, disa zyrtarë të lartë shtetërorë jane pjesë ketij grupi kriminal.
Ata dyshohen se kërkonin ryshfete prej 10 deri në 15% nga kompanitë partnere, për të mos bllokuar pagesat apo për të ruajtur statusin e furnitorëve.
As Ministria e Energjisë dhe as Energoatom nuk kanë komentuar mbi akuzat.
Ky hetim vjen pas rikthimit të pavarësisë së agjencive antikorrupsion në korrik, pas presionit të madh publik dhe ndërkombëtar. Lufta kundër korrupsionit mbetet një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian./MXH
