Një 31-vjeçar ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë. Sipas policisë ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit. Policia ka shpallur në kërkim të riun.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë policia njofton se ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit K. B.
