Kosova e ka kthyer stadiumin “Fadil Vokrri” në një fortesë të vërtetë. Dardanët nuk humbasin në shtëpi prej tetë ndeshjes.
Disfata e fundit daton në shtator të vitit 2024, në humbjen 3-0 ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Finalja e “play off”, do të luhet duke nisur nga ora 20:45. Skuadra që fiton në këtë përballje, do të kualifikohej për në Botëror.
Për Kosovën do të ishte hera e parë, ndërsa Turqia do të rikthehej, pas një mungese 24-vjeçare./mxh
