Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet lokale.
Deri në orën 17:00 sipas KQZ në Prishtinë, në zgjedhjet lokale kanë votuar 655,710 qytetarë apo 32,38 përqind.
Për llogaritjen e kësaj shifra kanë raportuar 2,411 nga 2,571 qendra votimi. Të drejtën e votës këto zgjedhje e kanë më shumë se 2 milionë shtetas. m.p.
