Last Updated on 23/04/2026 by EL
Sektori i blegtorisë sa vjen dhe tkurret në juglindje të vendit. Sipas të dhënave në katër pesë vitet fundit, numri i krerëve që mbarështohen është tre herë më i ulët.
Nga 300 mijë krerë që numëroheshin në viti 2022, aktualisht numërohen vetëm 100 mijë krerë, kryesisht të imëta.
Vetë blegtorët tregojnë vështirësitë që po hasin dhe uljen e numrit të krerëve si pasojë e rritjes së kostove dhe uljes së çmimit të qumështit.
Banorë të zonave malore të bashkive Korçë, Maliq dhe Kolonjë kanë si aktivitet kryesor për të ardhurat e tyre atë blegtoral. /et
