Last Updated on 27/02/2026 by Anisa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 27 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme të etikës dhe të kriterit profesional.
Ndërkohë, problemet e konstatuara në çështjet e tjera profesionale u vlerësuan prej Kolegjit se ato nuk kanë ardhur si pasojë e mungesës së njohurive ligjore dhe profesionale, por paraqiten si një sjellje e vazhdueshme e tij, që demonstronmungesë te theksuar angazhimi dhe përgjegjshmërie në ushtrimin e funksionit të prokurorit.
Për rrjedhojë, u çmua se problemet e konstatuara në aspektin profesional nuk mund të shëroheshin përmes trajnimit të detyruar në Shkollën e Magjistraturës, pasi karakterizohej nga një sjellje e vullnetshme e subjektit.
Po ashtu, Kolegji konstaton se Tako ka përdorur tre automjete pa leje qarkullimi, ndërkohë që gjatë hetimit administrativ ka sjellë akte duke u përpjekur të ndryshojë faktet dhe të paraqesë situatën në favor të tij.
Bazuar në këto konstatime, si dhe në gjetjet e një denoncimi në lidhje me zbatimin e normave procedurale, shumica e trupit gjykues të Kolegjit ka vlerësuar se prokurori Gjergji Tako gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut dhe e shkarkoi atë nga detyra./reporter.al
