Last Updated on 02/10/2026 by Monika
Kryeministri i vendit, Edi Rama, dhe punonjësit e Kryeministrisë kanë vijuar, edhe këtë vit, traditën e dhurimit të gjakut.
Kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqet duke dhuruar gjak, ndërsa krahas saj shkruan:“Kryeministria, si çdo vit, për nismën e dhurimit të gjakut”.
“Krenar për Shqipërinë”, Rama dhuron gjak. Apeli i
Rama ka bërë gjithashtu thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë përmes dhurimit të gjakut, duke theksuar rëndësinë e këtij akti në shpëtimin e jetëve të njerëzve që kanë nevojë./mxh
