Drama mes Kardashianëve dhe Ray J vazhdon. Kris Jenner ka paraqitur një deklaratë të re ligjore, duke akuzuar Ray J për “terrorizim publik” ndaj vajzës së saj Kim Kardashian për 20 vitet e fundit.
Ajo thotë se këto akuza i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha familjes dhe kanë rrezikuar reputacionin e saj të biznesit.
Kim, 45 vjeç, gjithashtu shprehu shqetësim për aspiratat e saj për t’u bërë avokate dhe ndikimin e pretendimeve të Ray J tek katër fëmijët e saj.
Beteja ligjore e nisur në tetor 2025 po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, ndërsa Ray J mohon çdo faj dhe akuzon Kardashianët për publikimin e kasetës së tyre famëkeqe./mxh
